Kopshti Filizi – Saraj

IPKKF ,,Filizi,, – Saraj  me vendndodhje në rrugën 4 numër 5, Saraj.

IPKKF ,,filizi,, filloi me punë më  datën 02.05.2016 dhe startoi me  një grup edukativ – grupin 4-5 vjet i cili numëronte 15 fëmijë dhe  më datën 01.06.2016 edhe me grupin  e dytë edukativ – grupin 5-6 vjeçar  i cili kishte 21 fëmijë.

Në periudhën kohore gjatë viteve 2018/2019 në Kopshtin ,,Filizi,, funkcionojnë 3 grupe me fëmijë, edhe atë: grupi i moshës 4-5 vjet me 23 fëmijë, grupi i moshës 5-6 vjet me 27 fëmijë  dhe grupi heterogjen  nga mosha 2 vjeçare deri në shkuarje në shkollë fillore  i cili kishte 18 fëmijë.

Në secilin grup në IPKKF ,,Filizi,, me fëmijët punon një edukatore dhe një përkëdhelëse.

Orari i punës së Kopshtit shtrihet në intervalin kohor  nga ora 7:00 deri në orën 17:00  pasdite, çdo ditë pune të javës.

Aktivitetet e përditshme në kopsht realizohen çdo ditë   në mësojtoret  e kopshtit, kurse aktivitetet e lira realizohen edhe në oborrin e kopshtit ,,Filizi,,.

Duke u bazuar në interesin dhe nevojat  e mëdha të prindërve për regjistrim të fëmijëve të tyre në kopshtin ,,Filizi,, shumë shpejt do të fillojë me punë edhe objekti i dytë i Kopshtit ,,Filizi,, me vendndodhje në vendbanimin Kondovë të Komunës së Sarajit.