HISTORIKU

Në mbledhjen e mbajtur më 12.06.2014 Këshilli I Komunës së Saraji sjell vendim për emrimin AKT PËR THEMELIM të institucionit publik komunal kopsht për fëmijë “FILIZI”-nëKomunën e Sarajit. (d.m.th. themelues është Komuna e Saraj-it).
Veprimtaria e kopshtit për fëmijë është për kujdesje dhe edukim i fëmijëve të moshës para shkollore e cila organizohet për përkujdesje, banim, ushqim, aktivitete edukativo-arsimore, sportivo-rekreative, kulturore -zbavitëse,dhe aktivitete për përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit dhe nxitje të zhvillimit intelektual, emocional, fizik, dhe social të fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeçare respektivisht deri në kyçjen e tyre në procesin primarë arsimorë.
Kopshti “FILIZI” me punë ka filluar nga data 01.05.2016 me një grup të moshës 4-5 vjet, ku dhe pas një muaji nga data 01.06.2016 edhe me një grup tjetër të moshës 3-4 vjet.